Aktuale

Prishtinasi e ther me thikë nënën e tij

Një grua është therur me thikë nga djali i saj në Prishtinë.

Policia ka arrestuar një person në Prishtinë, pasi që i njëjti ka sulmuar fizikisht duke e therur me thikë nënën e tij, përcjell lajmi.net.

Viktima ka pësuar lëndime trupore dhe është dërguar për tretman mjekësor në QKUK

“Është arrestuar i dyshuari mashkull K-Shqiptar, pasi që i njëjti ka sulmuar fizikisht duke e therur me thikë nënën e tij viktimën femër K-Shqiptare. Viktima ka pësuar lëndime trupore dhe e njëjta është dërguar për tretman mjekësor në QKUK. Me vendim të prokurorit i dyshuari dërgohet në mbajtje”. /Lajmi.net/

the authorBurbuqe Metolli