Edhe 76 raste të reja me koronavirus janë konfirmuar në 24 orët e fundit në Kosovë.
Siç ka bërë të ditur IKSHPK me anë të një komunikate për media, në këtë interval kohor janë shënuar edhe tre viktima.
E si rëndom, Prishtina prinë me më së shumti raste, përcjellur nga Gjilani, Klina e Fushë Kosova.
Raporti i plotë mbi komunat:
Rastet pozitive janë nga: komuna Prishtinë 12 raste, komuna Gjilan 11 raste, komuna Klinë 9 raste, komuna Fushë Kosovë 6 raste, komuna Pejë 5 raste, komuna Podujevë 5 raste, komuna Lipjan 4 raste, komuna Ferizaj 3 raste, komuna Gjakovë 3 raste, komuna Kamenicë 3 raste, komuna Viti 3 raste, komuna Istog 2 raste, komuna Mitrovicë 2 raste, komuna Vushtrri 2 raste dhe me nga një rast komunat Deçan, Drenas, Malishevë, Prizren, Rahovec dhe Shtime.
165 TË SHËRUAR DHE 76 RASTE ME COVID-19!Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në…
Posted by Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës on E mërkurë, 16 Shtator 2020