Aktuale

‘Prishtina injoron detyrimin për formimin e Asociacionit’

Prishtina për gjashtë vjet ka injoruar detyrimin për krijimin e Asociacionit të komunave serbe, ndërsa Beogradi përmbush të gjitha detyrimet e tij sipas marrëveshjes së Brukselit.

Kështu ka thënë sekretari i Përgjithshëm i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Serbisë, Veljko Odaloviq, duke shtuar se Shtetet e Bashkuara, duke pasur parasysh ndikimin e madh që kanë në administrimin e Prishtinës, mund të ndikojnë që situata të zgjidhet.

Ai thotë se Beogradi dhe Prishtina nuk duan të negociojnë, por Brukseli ka marrë rolin e ndërmjetësit.

“Udhëzimi i marrëveshjes së Brukselit është Asociacioni i Komunave Serbe që është dashur të jetë një përfitim për të gjithë, dhe aty janë bërë disa lëshime”, tha ai për TV Pink, transmeton Klan Kosova.