Aktuale

Prishtina dhe Vushtrria me nga 18 raste secila, rrezikojnë të bëhen vatrat e reja të koronavirusit

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK) ka njoftuar se janë konfirmuar edhe 53 raste të reja me koronavirus në vend. Derisa Prishtina dhe Vushtrria janë vendet me më së shumti raste të konfirmuara me koronavirus në Kosovë, brenda 24 orëve të fundit.

Në të dyja këto qytete janë konfirmuar me nga 18 raste secila. Njoftime këto të cilat rrezikojnë që këto dy qytete të bëhen vatra të reja të koronavirusit.

Përveç Prishtinës dhe Vushtrrisë, edhe komuna e Isgogut ka 11 raste – më saktësisht në fshatin Shushicë. Pas, Istogut vjen komuna e Rahovecit me 3 raste dhe 1 rast në Fushë-Kosovë.

“Rastet pozitive janë nga: komuna e Vushtrrisë 18 raste (sipas vendbanimit: 11 raste Stanovc i epërm, 4 raste Vushtrri, 1 rast Gllavotin, 1 rast Maxhunaj dhe 1 rast Dumnicë e poshtme), komuna e Prishtinës 18 raste (sipas vendbanimit: 18 raste Prishtinë), komuna e Istogut 11 raste (sipas vendbanimit: 11 raste Shushicë), komuna e Rahovecit 3 raste (sipas vendbanimit: 3 raste) dhe me nga 1 rast vendbanimet: Fushë Kosovë, Skifteraj-Viti dhe Pejë”, thuhet në njoftimin e IKSHPK’së.

Laboratori i Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK sot ka testuar 313 mostra, prej të cilave 53 kanë rezultuar pozitive.

Ndërsa numri i të infektuarve me koronavirus në total ka shkuar në 1.437.

Instituti po ashtu ka bërë të ditur se janë shëruar edhe 7 persona të prekur nga koronavirusi.

 

the authorGazetaKNN