Aktuale

Prishtina bëhet me 5 çerdhe të reja

Komuna e Prishtinës do të hap edhe pesë çerdhe të reja me bazë në komunitet. Këto çerdhe do të hapen në Tophane, Kodrën e Trimave, Bardhosh, Kalabri dhe në Kolovicë.

Drejtoresha e Arsimit në Komunën e Prishtinës Arbërie Nagavci në një konferencë për medie ka thënë se sa i përket edukimit parafillor, kjo komunë e ka përmbushur objektivin dhe pritshmërinë, raporton Ekonomia Online.

Kurse Fitore Pacolli, drejtuese e Kabinetit të kryetarit Shpend Ahmeti, ka thënë se deri tash kanë themeluar pesë çerdhe me bazë në komunitet të cilat po funksionojnë mjaft mirë ndërsa janë në proces të hapjes edhe të disa çerdheve të tjera me bazë në komunitet.

“Kemi filluar procedurat për hapjen e pesë çerdheve të reja në lagjen Tophane, Kodra e Trimave, në fshatin Bardhosh, në lagjen Kalabria dhe në Kolovicë”, ka thënë ajo.Sipas saj hapja e këtyre çerdheve do ta dyfishojë numrin e fëmijëve.