Dy persona kanë humbur jetën dhe 22 janë lënduar kur është rrënuar një ndërtesë shumë katëshe në zonën ndërtimore në Tel Avivi, bëjnë të ditur shpëtimtarët dhe Policia.
Shërbimi kombëtar i sigurisë së Izraelit ka konfirmuar për dy të vdekur dhe edhe katër persona konsiderohen ende të zhdukur dhe besohet se janë nën rrënoja.
Lior Teherani nga brigade e zjarrfikësve ka deklaruar për TV Kanal 10 se incidenti filloi me rrënimin e parkingut shumëkatësh nëntokësor. Kjo ka pasuar deri te rënia e vinçit që shkaktoi që të prishet edhe një pjesë e ndërtesës.