Aktuale

Prishet koalicioni AKR – LDK në Mitrovicë

Para pak çastesh dega e Lidhjes Demokratike e Kosovës (LDK), ka vendosur që të tërhiqet nga koalicioni që kishte më Aleancën Kosova e Re (AKR).

Këtë e ka bërë të ditur për KosovaPress Safet Kamberi, nënkryetar i Komunës së Mitrovicës, i cili vie prej radhëve të LDK-së.

Ai ka thënë se pas një vendimi të djeshëm të kryetarit, Agim Bahtiri, për shkarkimin e Drejtorit të Arsimit nga radhët e LDK-së, Pajazit Hajzeri, sot kryesia e LDK-së në Mitrovicë ka mbajt një mbledhje urgjente dhe me vendim unanim ka vendos që të tërhiqet nga koalicioni që kishte më AKR-në.

LDK dhe AKR ishin në koalicion që nga zgjedhjet e fundit komunale, kur në balotazh kishin shkuar Avni Kastrati i PDK-së dhe Agim Bahtiri i AKR-së, ndërsa për ta mundur Kastratin LDK kishe pranuar të hyjë në koalicion me AKR-në, raporton KosovaPress.