Një person ka raportuar në polici se i është zhdukur vajza.
Policia njofton se ngjarja ka ndodhur në rrugën “Dëshmorët e Kombit” në Prishtinë me datë 31 janar 2020, por prindi e ka raportuar dje rastin në polici.
“Rr. Dëshmorët e Kombit, Prishtinë 31.01.2020 – 11:00. Me datën 10.02.2020 ankuesi mashkull Sh/Shqiptar ka raportuar se deri sa kishte qenë duke shëtitur me vajzën e tij femër Sh/Shqiptare, ajo ishte larguar nga ai dhe nuk dihet se ku ka shkuar”, thuhet në raportin ditor të policisë së Kosovës. /Lajmi.net/