Rajon & Botë

Prindërit myslimanë protestojnë kundër mësuesit homoseksual

Prindërit myslimanë kanë kërcënuar se do të mbledhin nënshkrime për një peticion kundër një institucioni parashkollor në Berlin, pasi që e kanë kuptuar që njëri prej mësimdhënësve është homoseksual.

Shumë nga prindërit i kanë larguar fëmijët e tyre nga kjo çerdhe, transmeton Express.

Protesta e prindërve në çerdhe në rrethinën veriore Reinickendorf, u raportua nga mediat gjermane në fillim të kësaj jave.

Sipas gazetës Tagesspiegel, prindërit janë më së shumti të shqetësuar rreth të riut që ka kontakt fizik me fëmijët e tyre, veçanërisht meqë ai i çon ata në tualet.

“Për disa nga ta, një homoseksual është automatikisht pedofil,” ka thënë mësuesi për këtë gazetë./Express/