Dua Lipa së fundi ka arritur një sukses shumë të madh, duke lënë pas emrat më të njohur nga industria e muzikës.
Albumi i Dua Lipës është shpallur më i suksesshmi në “Spotify” në të gjitha kohërat nga kategoria e femrave, shkruan lajmi.net.
Ky është njëherësh një sukses shumë i madh që e arrin një artiste shqiptare, pasi ka lënë pas artistë të njohur botëror.
Këtij suksesi të këngëtares i janë gëzuar tejmase edhe prindërit e saj, të cilët përmes rrjeteve sociale deklaruan se ndjehen shumë krenar për të bijën.
Kujtojmë se Dua Lipa pas ndarjes nga Isaac Carew është në lidhje me Anwar Hadid. /Lajmi.net/