Aktuale

Princi Leka II i ftuar nderi në ceremoninë e inagurimit të presidentit Donald Trump (Foto)

Princi Leka II, i Shqipërisë, është ftuar të marrë pjesë në ceremoninë e inaugurimit të presidentit të 45-të të SHBA-ve, z.Donald Trump.

Ftesa për Princin Leka është zyrtare dhe ajo është bërë nga Martin J. Golden, sekretar i Konferencës, njëherit senator i distriktit të 22-të në shtetin e Nju Jorkut.

Pjesëmarrja e shqiptarëve në inaugurimin e presidentit amerikan Trump u bë një çështje e madhe, shkruan Shqiptari.eu, për shkak të ftesave dhe e dyta, nga arrestimi i kryetarit të AAK-së, ish-kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinajt, i cili po udhëtonte për në SHBA për të marrë pjesë pikërisht në këtë ceremoni.

Sidoqoftë Princi shqiptar është i ftuar i nderit në këtë inaugurim, i cili mbahet me 20 janar.

Lidhur me këtë ftesë ka reaguar dhe Elia, e cila e ka cilësiar këtë fakt si një vlerësim nga shteet e Bashkuara të Amerikës.