Princi Leka ka reaguar pas deklaratës së kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama që bëri një ditë më parë për president të përbashkët Kosovë-Shqipëri, si simboli më i mirë i një uniteti mes të dyja vendeve.
Ai në një postim në Facebook ka shkruar se Bashkimi Kombëtar, është ëndrra dhe përpjekja e Familjes Mbretërore.
“Bashkimi Kombëtar ka qenë, është dhe do të jetë ëndrra dhe përpjekja e Familjes Mbretërore brez pas brezi, madje edhe kur nuk guxonte askush tjetër ta artikulonte! Realizimi arrihet me Kurorën Mbretërore në dy shtete si simbol i këtij uniteti”
“Kjo do të ishte logjika e stabilitetit real, traditës dhe prosperitetit të vërtetë, siç e sugjerojnë shembujt e padiskutueshëm të suksesit në vendet më të zhvilluara”, ka shkruar ai, transmeton Klan Kosova.