ShowBiz

Princi Harry do të martohet me të dashurën e tij, Meghan Markle

Princi Harry do të martohet me të dashurën e tij, aktoren amerikane Meghan Markle, njoftoi Princi Charles.

Harry i cili është i pesti në fron, do të martohet me zonjushën Markle në pranverën e ardhshme dhe do të jetojnë në Cottage Nottingham në Pallatin Kensington në Londër.

Çifti, të cilët janë në një lidhje dashurie që nga viti 2016, u fejuan këtë muaj.

Në një deklaratë, Princi Harry tha se ishte “i lumtur për shpalljen” e fejesës duke njoftuar se e kishte marrë bekimin e prindërve të Markle, transmeton KosovaPress.

Fillimisht ishte vetëm Mbretëresha dhe anëtarë të tjerë të ngushtë të familjes së tij të cilët ishin në dijeni të fejesës së tyre e cila u bë në Londër.