ShowBiz

Princi Harry dhe Meghan Markle kthejnë mbrapsht dhuratat e dasmës

Duka dhe Dukesha e Sussex-it do të kthejnë dhuratat në vlerë prej 7 milionë dollarësh.

Dhuratat e dasmës së çiftit mbretëror edhe pse kapin shifër prej 7 milionë dollarësh duhet të kthehen, shkruan Independent Online, transmeton lajmi.net.

Çifti mbretëror pas kurorëzimit në Kështjellën e Shën Gjergjit në Windsor më 19 maj, udhëtojnë për muajin e mjaltit në Kanada.

Ashtu siç e kërkojnë rregullat mbretërore, ata nuk mund të pranojnë dhurata nga njerëzit që nuk i njohin personalisht, në mënyrë që të shmangin çdo kompani që synon përmes tyre të shfrytëzojë përfitimin komercial.

“Dhuratat e ofruara nga individët privat që jetojnë në Mbretërinë e Bashkuar që nuk njihen personalisht me anëtarët e familjes mbretërore duhet të refuzohen për të evituar shqetësimet lidhur me motivet e dhuruesit apo vetë dhuratës”, thuhet në deklaratn e Pallatit Kensington dhënë gazetër The Independent.

Pas dasmës, Duka dhe Dukesha kanë dhuruar lulet e dasmës për strehimoret e grave në Britani të Madhe. /Lajmi.net/