Rajon & Botë

Princi i cili kreu vrasje në Arabinë Saudite, ekzekutohet

Arabia Saudite dje ekzekutoi një anëtar të familjes mbretërore, i cili kishte kryer një vrasje,që është rast i rrallë kur janë në pyetje anëtarët e familjes mbretërore saudite.

Princi Turki bin Saud al Kabir është ekzekutuar në kryeqytetin Riad, sepse gjatë një rrahjeje para disa viteve e ka vrarë sauditin Adel al Mahemid, kumtoi Ministria e Punëve të brendshme.

Kabir është personi i 134-­të i dënuar me vdekje në Arabinë Saudite prej fillimit të këtij viti, përfshirë banorë lokal dhe shtetas të huaj.