ShowBiz

Princesha japoneze e dorëzon statusin mbretëror, martohet për dashuri

Nën qiellin e kaltër, rreth 1,000 qytetarë në Shrine Meiji në Tokio dolën për të parë një paraqitje të shkurtër të Princeshës Ayako Japoneze dhe dhëndërit të saj Kei Moriya në ditën e tyre të dasmës.

Ndërsa çifti i qeshur hyri në tempull, turma i shprehnin urimet e tyre me fjalën japoneze “Banzai” – që do të thotë një dëshirë e mbarë për jetë të gjatë. Anëtarët e ngushtë të familjes dhe miqtë e mirëpritën nusen dhe dhëndrin teksa hynin në sallën e ceremonisë, shkruan The Independent.

Japanese Princess Ayako, dressed in traditional ceremonial gown, is on her way to her wedding ceremony in Tokyo, Monday, Oct. 29, 2018. Japan’s Princess Ayako married Kei Moriya, a commoner in a ritual-filled ceremony Monday at Tokyo’s Meiji Shrine.(Fumine Tsutabayashi/Kyodo News via AP)

Princesha Ayako ishte veshur me një kimono të zbehtë me ngjyrë të verdhë me qëndisje me lule trëndafili dhe gjethe jeshile dhe një hakama të thellë të purpurtë – pantallona të gjata. Moriya kishte zgjedhur stilin perëndimor , pantallona të gjelbra dhe me kapele mëndafshi që i përkiste babait të ndjerë të Ayako, princit Takamodo, përcjellë Indeksonline.

Princesha 28-vjeçare Ayako është fëmija më i vogël i princeshës Hisako dhe i ndjerit Princi Takamodo, kushëri i perandorit Akihito. Sipas ligjit perandorak të Japonisë, anëtarët femra të familjes mbretërore humbasin titujt e tyre, statusin dhe ndihmën nëse zgjedhin të martohen me dikë që nuk ka lidhje familjare mbretërore ose aristokrate. I njëjti rregull nuk vlen për anëtarët meshkuj të familjes mbretërore.

Në martesën e 32-vjeçares Moriya – princesha do të heqë dorë nga statusi i saj mbretëror dhe do të marrë një shumë të përgjithshme prej 950.000 $ nga qeveria japoneze për shpenzimet e jetesës./Indeksonline/

Japanese Princess Ayako, center right, the third daughter of the late Prince Takamado, dressed in traditional ceremonial gown, and Japanese businessman Kei Moriya, center left, arrive at Meiji Shrine for their wedding ceremony in Tokyo, Monday, Oct. 29, 2018. A Japanese princess is getting married and has appeared in a Heian-era style hairdo and a traditional robe splashed with red and green patterns at Tokyo???s Meiji Shrine for the wedding ceremony. Princess Ayako, 28, daughter of the emperor???s cousin, married Moriya, 32, a commoner who works for major shipping company Nippon Yusen, Monday.(Kyodo News via AP)