Një person është arrestuar në Gjilan, i cili është prezantuar rrejshëm si përfaqësues i një organizate jo qeveritare me ç’ rast ka mashtruar zyrtar nga Drejtoria Komunale e Arsimit – Gjilan.
I dyshuari ka arritur që përmes mashtrimit të përvetësojë në dy raste të ndara një shumë parash prej 480 euro.
Me vendimin e prokurorit, i dyshuari dërgohet në mbajtje./KosovaPress/