Aktuale

Prezantohet raporti për matjen e territorit

Komisioni i ekspertëve për Matjen e Territorit të Republikës së Kosovës prezanton të gjitha të dhënat, materialet dhe gjetjet që janë bërë gjatë punës së tyre.

Hivzi Islami, kryetar i këtij Komisioni, tha se të gjeturat do të jenë në dispozicion të opinionit publik.

“Me Maqedoninë çështja e kufirit ishte zgjidhur më herët. Marrëveshja për vijën kufitare mes Kosovës e Malit të Zi ishte nënshkruar mes dy vendeve. Por disa zëra pretendonin se me këtë Marrëveshje Kosova po humb territor. Me qëllim të sqarimit, Qeveria në mbledhjen e saj kishte vendosur të formonte një komision të përbërë nga 18 ekspertë”, tha ai.