Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi është shprehur shumë optimist lidhur me liberalizimin e vizave për qytetarët e Kosovës.Ai ka thënë edhe njëherë se Kosova i ka përmbushur të gjitha kriteret për liberalizim.
Pas takimit me komisionarin Johanes Hahn, Thaçi ka thënë se qytetarët do lëvizin lirshëm.
“Kosova ka përmbushur të gjitha kriteret për liberalizim. Sapo përfundova takimin me Komisionerin Hahn në Bruksel. Ishte një takim shumë produktiv. Institucionet e Kosovës, pas ratifikimit të demarkacionit me Malin e Zi, i kanë plotësuar të gjitha kriteret për liberalizim të vizave.
Tani është radha që Bashkimi Evropian t’i përfundojë procedurat që lëvizja e lirë e qytetarëve të ndodhë sa më shpejt që është e mundur. Kosova do të vazhdojë përkushtimin edhe më të lartë për rend dhe ligj dhe reforma të gjithëmbarshme. Komisioneri Hahn u zotua se do të përmbushin procedurat e nevojshme në kuadër të institucioneve të BE-së.
Ishte konstatim i përbashkët se ratifikimi i demarkacionit me Malin e Zi ishte jo vetëm përmbushje e kushtit për liberalizim të vizave, por edhe një hap i rëndësishëm strategjik për fuqizimin e paqes, stabilitetit dhe fqinjësisë së mirë në rajon.” ka shkruar Thaçi në fb./GazetaBlic/