Rajon & Botë

Presidenti i Venezuelës bën thirrje për ushtrime ushtarake pas kërcënimit të Trump

Presidenti i Venezuelës, Nicolas Maduro, të hënën bëri thirrje për ushtrime ushtarake pas kërcënimit të presidentit amerikan Donald Trump për një ndërhyrje të mundshme të armatosur në vend, megjithatë tha ende dëshironte të zhvillonte bisedime me udhëheqësin e SHBA-së.

Maduro u tha mbështetësve në Karakas të përgatiten për një pushtim “imperialist”, ndërsa zëvendëspresidenti i SHBA, Mike Pence, ka ulur shqetësimet në rajon rreth bisedës së Trump, duke premtuar një zgjidhje paqësore për “kolapsin e Venezuelës në diktaturë”./KosovaPress/