Aktuale

Presidenti uron gratë për 8 Mars

Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi ka uruar gratë për nder të Ditës Ndërkombëtare të Gruas.

Urimin e tij presidenti e ka bërë nëpërmjet rrjetit social Facebook:

“Dita Ndërkombëtare e Gruas, 8 Marsi, është vetëm një ditë simbolike e juaja. Ju, nëna, gra dhe vajza jeni simbol i qytetërimit, zhvillimit dhe përjetësisë në çdo popull dhe në çdo vend. Nderimi, respekti dhe dashuria ndaj jush nuk shteron asnjëherë”, ka shkruar Thaçi.