Rajon & Botë

Presidenti i Ukrainës dërgon trupa ushtarake në Krime

Presidenti i Ukrainës Petro Poroshenko ka udhëzuar vendosjen e të gjitha njësive ushtarake pranë Krimesë dhe rajonin lindor të Ukrainës Donbass, ku shpalli nivelin më të lartë të gatishmërisë luftarake.

Poroshenko ka njoftuar për këtë pas një takimi ushtarak që u zhvillua sot, shkruan RT, transmeton Gazeta Express.

Shërbimi i Sigurimit Federal të Rusisë (FSB) tha se kishte gjetur një grup të infiltruar në Krime, në afërsi të kufirit me Ukrainën. Sipas tyre kishte edhe mjete shpërthyese dhe municion në vendin e ngjarjes.