Aktuale

Presidenti thotë se Kosova është e gatshme t’i ndihmojë Maqedonisë

Presidenti Hashim Thaçi ka deklaruar se institucionet e Kosovës janë të gatshme të ndihmojnë Maqedoninë derisa ka shprehur ngushëllime për humbjen e jetëve.

“Jam i tronditur nga humbjet e jetëve nga pasojat e rrebeshit të madh të shiut në Maqedoni. Ngushëllime të gjithëve që janë prekur. Institucionet e Kosovës janë të gatshme të ndihmojnë”, ka shkruar Thaçi.

Sipas të dhënave zyrtare janë 17 persona që kanë humbur jetën në vërshimet, gjashtë janë të zhdukur e 22 të plagosur.