Aktuale

Presidenti Thaçi thërret në takim përfaqësuesit e partive politike

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi do të thërras për të hënën në një takim përfaqësuesit e partive politike që kanë fituar mandatin të jenë pjesë e Kuvendit të Kosovës, për të biseduar për caktimin e datës së seancës konstituive.

Këtë e ka bërë të ditur për RTK këshilltari i Presidentit Thaçi, Ardian Arifaj, sipas të cilit ftesat janë bërë gati që t’iu dërgohen partive politike, për takimin e 24 korrikut.

Ai po ashtu ka thënë se seanca konstituive do të mbahet sipas afatit ligjor, transmeton KosovaPress.