Aktuale

Presidenti Thaçi shpreh shqetësimin e tij për sulmin në Stokholm

Presidenti Hashim Thaçi, mëpërmes një postimi në rrjetin social Twitter, ka shprehur shqetësimin e tij për sulmin e ndodhur në Stokholm të Suedisë.

“Suedia, një kampione e lirisë, të drejtave të njeriut dhe demokracisë gjithmonë do ta mposht terrorizmin”, ka shkruar presidenti Thaçi.

Nga ky sulm me kamion, sot në Stoklholm, mbetën të vrarë 3 persona ndërsa dhjetëra të tjerë të lënduar. /Express/