Aktuale

Presidenti Thaçi shpall datën e zgjedhjeve për kryetar të Podujevës

epa05792927 President of the Republic of Kosovo Hashim Thaci during his meeting with Norwegian Minister of Foreign Affairs Brende Borge (not pictured) in Pristina, Kosovo, 14 February 2017. Borge is one-day official visit to Kosovo. EPA/VALDRIN XHEMAJ

Presidenti i vendit, Hashim Thaçi, e ka shpallur datën e zgjedhjeve të jashtëzakonshme për Kryetar në Komunën e Podujevës.

Zgjedhjet e jashtëzakonshme për Kryetar në Komunën e Podujevës, bazuar në vendimin e presidentit Thaçi, do të mbahen më 15 mars 2020.

Presidenti Thaçi e ka udhëzuar Komisionin Qendror të Zgjedhjeve që t’i ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme për organizimin dhe mbajtjen e zgjedhjeve për Kryetar të Komunës së Podujevës, në përputhje me vendimin e tij dhe ligjin në fuqi.

Po ashtu, në vendimin e presidentit Thaçi thuhet se në pajtim me nenin 10 të Ligjit Nr. 06/L-092 për dhënien në shfrytëzim dhe këmbimin e pronës së paluajtshme të Komunës (GZ, Nr. 10, 03 prill 2019), Kuvendi i Komunës dhe ekzekutivi i Komunës së Podujevës nuk mund të marrë asnjë vendim lidhur me dhënien në shfrytëzim dhe këmbimin e pronës së paluajtshme të komunës nga dita e shpalljes së zgjedhjeve të jashtëzakonshme për Kryetar të Komunës së Podujevës. /Lajmi.net/ 

the authorGazetaKNN