Aktuale

Presidenti Thaçi ngushëllon Familjen Shehu

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi i ka shprehur ngushëllime familjes Shehu me rastin e vdekjes së aktorit Hadi Shehu.

“Me pikëllim mora lajmin për vdekjen e aktorit të madh, Hadi Shehu. Me veprimtarinë e tij krijuese dhe artistike, ai ishte një pasuri e madhe e artit shqiptar në përgjithësi. Ngushëllime familjes Shehu dhe gjithë komunitetit artistik në Kosovë”, ka shkruar Thaçi.

Hadi Shehu ka vdekur në moshën 68 vjeçare.