Aktuale

Presidenti Thaçi në konferencë të drejtpërdrejtë

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, gjatë konferencës së jashtëzakonshme për media, ka folur për sistemin e drejtësisë në Kosovë. Ai ka përgëzuar sistemin e drejtësisë për punën që është duke e bërë.

“Falë këtij angazhimi Kosova ka ngritur një sistem të drejtësisë të konsoliduar, të gatshëm të merret me nevojat e shtetit tonë”, ka thënë Thaçi.

Ai është shprehur se sistemi i drejtësisë në Kosovë është ngritur nga pika zero.
“Falë punës së drejtësisë çdo ditë e më shumë po shohim rezultate pozitive”, ka shtuar më tej Thaçi.

Ai ka thënë se drejtësia duhet t’i japë prioritet të veçantë zgjidhjes së të gjitha vrasjeve.
Ai ka thënë se krimet e kryera gjatë dhe pas luftës në Kosovë ende presin të marrin përgjigjen.

“Falë profesionalizmit dhe përkushtimit të të gjithëve tani kemi marrë në duart tona përgjegjësitë që nuk i kemi pasur që nga paslufta. Vendi ynë ka pasur përkrahjen e faktorit ndërkombëtar. Tani pasi që kompetencat janë bartur te ne, përgjegjësia është më e madhe, e të gjithëve që të bëjmë drejtësinë”, ka thënë Thaçi në një konferencë për shtyp.