Aktuale

Presidenti Thaçi mbështet SHBA-në për sulmet ajrore kundër Assadit

Presidenti Hashim Thaçi ka dhënë qëndrimin e tij rreth vendimit të Presidentit amerikan Donald Trump rreth sulmit ajror në Siri.

Thaçi ka thënë se e mbështet fuqishëm veprimin e Donald Trump-it në sulmin ajror kundër regjimit vrasës të Assadit.

”E mbështes fuqishëm veprimin e Donald Trump-it në luftimin e regjimit vrasës të Assad-it. Assad duhet të përballet me drejtësinë dhe populli sirian duhet të jetë i lirë”, ka thënë Presidenti Thaçi në shkrimin e tij në faqën e tij zyrtare në Twitter.