Aktuale

Presidenti Thaçi ia dorëzon flamurin e Kosovës olimpistit Albin Tahiri

Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi e ka pritur sot në takim garuesin e vetëm të Kosovës në Lojërat Olimpike Dimërore, Albin Tahiri, shkruan zeri.info.

Presidenti Thaçi ia ka dorëzuar skitarit kosovar flamurin shtetëror, duke i uruar fat dhe suksese në evenimentin që do të mbahet në Kore të Jugut.

28-vjeçari, i lindur dhe rritur në Slloveni, e ka falënderuar presidentin për pritjen dhe ka premtuar se do ta japë më të mirën për ta bërë krenar vendin e tij.

Tahiri do të niset sot drejt Koresë së Jugut, ndërsa Olimpiada Dimërore do të fillojë më 9 shkurt.