Sot në orën 13 ka ndërruar jetë babai i gazetarit, Berat Buzhala.
Bashor Buzhala ishte i infektuar me COVID- 19, raporton Agjencia e Lajmeve FaktePlus.
Presidenti Thaçi i ka shprehur ngushëllime familjes Buzhala për humbjen e Bashor Buzhalës.
“Më pikëlloi lajmi për vdekjen e Bashor Buzhalës, pas betejës së tij disa javore me virusin COVID-19. Bashori ishte një burrë i respektuar, i dashur dhe shumë i kujdesshëm në raport me të gjithë. Familjes Buzhala dhe gjithë të afërmve të tyre u shpreh ngushëllimet më të sinqerta për këtë humbje. HTH”, ka shkruar Thaçi në Facebook/FaktePlus