Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi do ta takojë sot senatorin amerikan Ronald Harold Johnson.
Ky takim pritet të zhvillohet duke filluar nga ora 13:00, në kabinetin e Presidentit.
“Ju njoftojmë se sot (e mërkurë, 30 gusht), në orën 13:00, Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, pret në takim senatorin amerikan Ronald Harold Johnson”, thuhet në njoftimin e Presidencës.