Presidenti i vendit, Hashim Thaçi ka shprehur ngushëllime ndaj qeverisë ruse për viktimat e sulmit të sotshëm i cili ndodhi në Shën Petersburg.
“Sulmi në metronë e Shën Petersburgut është akt qyqar dhe kriminal. Ngushëllime njerëzve dhe Qeverisë së Rusisë”, ka shkruar Thaçi në Twitter.
Sulmi i sotshëm në Rusi la të vrarë dhjetëra persona ndërsa plagosi 50 të tjerë.