Kuriozitete

Presidenti Thaçi e ka falënderuar ministrin Mikser për mbështetjen që i ka dhënë Estonia popullit dhe shtetit të Kosovës pas shpalljes së pavarësisë. Ai ka theksuar se tash kur Estonia merr presidencën e radhës të Bashkimit Evropian, Kosova pret një mbështetje edhe më të madhe në jetësimin e prioriteteve afatshkurta. “Prioritet emergjent mbetet liberalizimi i vizave për qytetarët e Kosovës. Vonesat e krijuara janë të pajustifikueshme”, ka thënë Presidenti, duke shtuar se kriteri i demarkacionit është i padrejtë, thuhet në komunikatën e Presidencës. Presidenti ka thënë se anëtarësimi i Kosovës në NATO dhe Bashkim Evropian mbetet opsioni i vetëm për qytetarët e Kosovës. Megjithëkëtë, presidenti Thaçi ritheksojë se BE-ja nuk duhet të vonohet me integrimin e Ballkanit Perëndimor, meqë ato po shfrytëzohen nga fuqi të mëdha për të destabilizuar rajonin. Duke folur për marrëdhëniet bilaterale, Presidenti ka kërkuar që përveç bashkëpunimit diplomatik, ato të shtrihen edhe në fusha tjera. Nga ana tjetër, ministri i Punëve të Jashtme të Estonisë, Sven Mikser ka theksuar se shteti i tij do të vazhdojë mbështetjen për Kosovën./Lajmi.net/

Shkencëtarët do ta intensifikojnë studimin e rajoneve polare të Tokës në kuadër të fushatës dyvjeçare për përmirësimin e parashikimeve të motit global dhe për minimizimin e rreziqeve të ndërlidhura me ndryshimin e shpejtë klimatik.

Organizata Botërore e Meteorologjisë ka njoftuar se më se 50 organizata nga më se 20 vende, do t’ia kushtojnë nga një vit të plotë studimit për përmirësimin e kapaciteteve parashikuese në Arktik dhe Antarktik.

Ndryshimet klimatike ndikojnë shumë në rajonet polare, duke u nxehur dyfish më tepër se pjesa tjetër e botës, me ç’rast ndodhin shkrirje të shpejta të akullnajave dhe akullit detar.

Por, për shkak të klimës së ashpër, këto rajone janë të lëna pasdore nga shkencëtarët, megjithqë kanë rëndësi të madhe në ndikimin e sistemeve të motit dhe në territoret në jug ose në veri të ekuatorit, ku jetojnë miliarda njerëz.

“Ngrohja e masave ajrore të Arktikut dhe zvogëlimi iakullit detar besohet se kanë ndikim në qarkullimin oqeanik dhe rrymave ajrore, që potencialisht janë të ndërlidhura me fenomenet ekstreme, siç janë periudhat e të ftohtit, valët e nxehta dhe thatësia në hemisferën veriore”, tha mbrëmë shefi i Organizatës Botërore të Meteorologjisë, Petteri Taalas.

Parashikimet më të mira të motit dhe të kushteve të akullit detar në rajonet polare, do të mundësonin që liderët globalë “t’i reduktojnë rreziqet e së ardhmes”, të ndërlidhura me ndryshimet e shpejta klimatike, ka thënë zoti Taalas./REL