Përmes një postimi në faqën e tij në facebook, presidenti i Kosovës Hashim Thaçi e ka dekoruar ish-presidenten Atifete Jahjaga.
Më poshtë e keni njoftimin e plotë të presidentit Thaçi:
Postimi i plotë
Me Medaljen Presidenciale Jubilare të dhjetëvjetorit të Pavarësisë dekorova ish-presidenten e Republikës së Kosovës, Atifete Jahjagën.
Ajo luajti rol konstruktiv në forcimin e unitetit politik, avancimin e të drejtave të njeriut dhe përmirësimin e imazhit të Kosovës në botë. HTH