Aktuale

Presidenti Thaçi anulon vizitën në IKSHPK

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka anuluar vizitën e parashikuar në Institutin Kombëtar të Shëndetësisë Publike, njofton zyra e presidentit.

Vizita e presidentit ishte paralajmëruar në ora 11:00.

Kjo vizitë është anuluar për arsye të ndryshimit të agjendës së Presidentit njofton zyra e tij.

“Anulohet vizita e presidentit Thaçi në Institutin Kombëtar të Shëndetësisë Publike. Për shkak të ndryshimit të agjendës së presidentit Thaçi, vizita e paralajmëruar në Institutin Kombëtar të Shëndetësisë Publike është anuluar”, thuhet në njoftimin e zyres së presidentit.