Aktuale

Presidenti: Sulmi ndaj Kuvendit ishte terrorist, i mbështes organet e rendit

Presidenti Hashim Thaçi, ka lëshuar një deklaratë për media pas ngjarjeve të sotme ku policia arrestoi gjashtë aktivistë të VV’së si të dyshuar për sulmin ndaj Kuvendit të Kosovës. Ai sulmin e 4 gushtit e ka cilësuar terrorist dhe ka thënë se i mbështet organet e rendit që të ndjekin të gjithë ata që cenojnë në çfarëdo forme shtetin e Kosovës.

 

“Sulmi kundër institucionit më të lartë politik në vend, Kuvendit të Republikës së Kosovës, ishte një sulm terrorist dhe kjo formë e veprimit politik është e papranueshme dhe e patolerueshme”, thuhet në deklaratën e presidentit Thaçi.

Sipas tij, dhuna politike nuk do të ketë vend në shoqërinë dhe Kosovën tonë të re, të cilën me shumë sakrificë e kemi ndërtuar.

“I mbështes organet e rendit që të jenë të pakompromis në ndjekjen e të gjithë atyre që cenojnë në çfarëdo forme shtetin e Kosovës. Për punën e tyre ato meritojnë mirënjohje nga të gjithë ne”, thuhet në deklaratën e presidentit.

Sipas Thaçit edhe qytetarët e Kosovës meritojnë vlerësim të lartë për pjekurinë e treguar, sepse ata vazhdimisht kanë kundërshtuar dhunën si formë të veprimit politik.

“Gjithashtu, ftoj të gjitha subjektet politike që të mos bëhen pjesë e retorikës së dhunës dhe t’i lënë interesat e ngushta politike, por të bashkohen për të mirën e përgjithshme të Kosovës.