Presidenti i Sllovenisë, Borut Pahor do të vizitojë të martën dhe të mërkurën Iranin, e cila është vizita e parë e tij në këtë shtet.
Në vizitën historike, Presidenti Pahor do të jetë i shoqëruar edhe nga një numë ri biznesmenëve sllovenë.
Delegacioni slloven do të shoh mundësitë e forcimit të bashkëpunimit ekonomik mes dy vendeve, pasi për Slloveninë tregu iranian prej 80 milionë banorëve shihet si më rendësi të veçantë, transmeton Kosovapress.