Presidenti serb, Tomislav Nikoliq ka thënë se nuk janë të interesuar të anëtarësohen në NATO, paralelisht tentimit për t’iu bashkangjitur Bashkimit Europian.
“Kemi qenë të sulmuar e bombarduar nga NATO më 1999, pa arsye. Kjo ka pasur pasoja të mëdha, në ekonominë tonë, por edhe në qëndrimin e qytetarëve tanë ndaj NATO-s. I sigurt flas në emër të shumicës së qytetarëve kur them se Serbia kurrë nuk do të jetë në NATO”, ka thënë Nikoliq në një intervistë për Al Jazzera,
, transmeton Koha.net.
Në qoftë se NATO është aleancë mbrojtëse, sipas Nikoliqit, nuk duhet të jetë Serbia anëtare e NATO-s, sepse Serbia nuk dëshiron askënd ta sulmojë.