Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi me anë të një postimi në Facebook ka reaguar në lidhje me sukmin që iu bë bashkëshortes së ministrit Blerand Stavileci.
Postimi i Thaçit:
Shpreh keqardhje për sulmin e ulët dhe qyqar ndaj zonjës Stavileci, bashkëshortes së ministrit Blerand Stavileci.
Ky akt barbar nuk e shqetëson vetëm familjen Stavileci, por gjithë qytetarët tanë.
Nga organet përkatëse kërkojmë që sulmuesit e dhunshëm sa më parë të dalin para drejtësisë. HTH