Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi e ka mirëpritur votimin e Kryetarit dhe nënkryetarëve të Kuvendit.
Me këtë rast, ka kërkuar që të punohet për të ardhmen e vendit pasi sipas tij, janë shumë sfida që presin të kryhen.
“Zgjedhja e kryetarit dhe nënkryetarëve të Parlamentit është një lajm i mirë dhe një hap i domosdoshëm për Kosovën.
Vendin tonë e presin shumë sfida, të cilat me një kulturë politike dhe debat demokratik duhet të gjejnë zgjidhje pikërisht në Kuvend.
Uroj kryetarin Kadri Veseli dhe nënkryetarët për emërimin e tyre dhe ftoj kryesinë e re, si dhe të gjithë deputetët që të bashkëpunojnë në temat që janë strategjike për të ardhmen e Kosovës dhe të fëmijëve tanë”, ka shkruar Thaçi në Facebook./Express/