Presidenti i vendit, Hashim Thaçi ka përkujtuar viktimat e luftës – të vrarët, të pagjeturit e të dhunuarit në Ditën e të Pagjeturve.
Thaçi ka shkruar në ‘Facebook’ se heshtja ndërkombëtare ndaj dënimit të gjenocidit serb është një lloj aministie ndaj saj por ka përsëritur se asnjëherë nuk do të ketë amnisti ndaj të vrarëve e gjenocidit serb ndaj Kosovës në luftën e fundit.
“Ky gjenocid i shtetit të Serbisë ende nuk është ndëshkuar as nga drejtësia lokale dhe as nga ajo ndërkombëtare. Kjo heshtje ndërkombëtare është njëfarë lloj amnistie ndaj gjenocidit të Serbisë, por në asnjë rrethanë, në asnjë kohë, nuk do të ketë amnisti për krimet dhe gjenocidin që shteti i Serbisë e ka kryer në Kosovë”, ka shkruar Thaçi, përcjell FaktePlus.
Tutje ka shtuar se “do të vazhdojmë të kërkojmë drejtësi bashkërisht me ndërkombëtarët, që ky gjenocid dhe këto krime të ndëshkohen prej autoriteteve të drejtësisë lokale dhe ndërkombëtare”.