Aktuale

Presidenti Nishani viziton Kosovën

Presidenti i Shqipërisë, Bujar Nishani, nga nesër do të fillojë një vizitë zyrtare në Kosovë.

Nishani vizitën do ta fillojë me një takim me homologun e tij nga Kosova, Hashim Thaçi, ku para takimit në Sheshin “Ibrahim Rugova” do t’i bëhet pritje ceremoniale nga Grada e Nderit e FSK-së.

Kurse gjatë të premtes, në Asamblenë Komunale të Drenasit, mbahet ceremonia e seancës solemne, ku Presidenti Nishani do të shpallet “Qytetar nderi i Komunës së Drenasit”./KosovaPress/