Aktuale

Presidenti Nishani kërkon që pozita dhe opozita të ulen në tryezë

Presidenti i Shqipërisë, Bujar Nishani u ka bërë thirrje kryeministrit dhe liderit të opozitës, për gjetjen e zgjidhjes, duke ofruar dhe gatishmërinë e institucionit të tij për tejkalimin e kësaj krize.

“Presidenti i Republikës, Bujar Nishani po ndjek me shumë shqetësim përmasat që po merr kriza politike në vend. Ndaj edhe njëherë i kërkon kryeministrit të vendit dhe liderit të opozitës të ulen në tryezën e bisedimeve me vullnetin për kompromis, për të tejkaluar këtë situatë të vështirë për vendin. Presidenti Nishani ofron të gjithë gatishmërinë dhe angazhimin e tij institucional në shërbim të këtij dialogu”, thuhet në deklaratën e lëshuar nga Zyra e Presidentit të Shqipërisë.