Presidenti i Nigerisë, Muhammadu Buhari, e ka lidhur dhunën në Myanmar kundër myslimanëve rohingya me gjenocidet në Bosnje dhe Ruandë. Ai ka bërë thirrje që spastrimi i vazhdueshëm etnik të ndalet dhe refugjatët të rikthehen të sigurt në vend.
“Kriza në Myanmar është shumë e ngjashme me atë çka ndodhi në Bosnje në vitin 1995 dhe Ruandë në vitin 1994”, ka thënë Buhari në tubimin vjetor të liderëve botërorë në Kombet e Bashkuara, transmeton Express.
Ai ka thënë se vuajtjet e tmerrshme janë shkaktuar nga programi brutal i mbështetur nga shteti për shpopullimin e zonave të banuara me myslimanë rohingya në Myanmar në baza etnike dhe fetare.
/Express/