Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi sot do të qëndrojë në qytetin e Kukësit ku për qytetarët e këtij qyteti do të ndajë medaljen “Urdhri i Lirisë”.
Presidenti e ka postuar një shkrim në Facebook ku tregon për vizitën e tij atje.
Postimi i Thaçit:
Rrugës për në Kukës, për një vizitë njëditore në shenjë falënderimi për zemërgjerësinë dhe bujarinë e treguar në periudhën më të vështirë për ne.
Falë solidaritetit dhe ndjenjës së pastër atdhetare, në Kukës dhe në mbarë Shqipërinë, kosovarët e dëbuar gjetën ngrohtësinë e vatrës shqiptare.
Për qytetarët e Kukësit sot do të ndajë medaljen “Urdhri i Lirisë”. HTH