Aktuale

Presidenti Meta viziton familjen e Azem Hajdarit

Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta zhvilloi sot pasdite një vizitë në familjen e liderit të Lëvizjes së Dhjetorit, Azem Hajdari.

Presidenti Meta vlerësoi rolin historik të Azem Hajdarit në frymëzimin e Lëvizjes Studentore dhe Lëvizjes së Dhjetorit, duke çelur një epokë të re për Shqipërinë.