Në një Intervistë ekskluzive për Top Channel, kryeministri Edi Rama ka sqaruar deklaratën e bërë prej tij në ditën e Pavarësisë së Kosovës për një President të përbashkët mes Kosovës dhe Shqipërisë. Një deklaratë që ka shkaktuar shumë debate.
Kryeministri shqiptar ka thënë se nuk kanë qenë deklarata, por një fjali që erdhi nga imagjinata, transmeton gazetametro.net.
“Nuk bëra asnjë deklaratë. Një fjali e lirë u shkëput nga konteksti dhe kthye në një program politik. Në fjalën e atij rasti, i lejova vetes që të vrapoj me imagjinatë, se si mund të jetë 20-vjetori i Pavarësisë së Kosovës. Është sport kombëtar, por edhe ndërkombëtar, që shkëputet një fjali nga konteksti dhe pastaj bëhet një histori. Por besoj se askush nuk më ndalon të imagjinoj. Sa i përket pastaj artikulimit, se si kjo mund të ndodhë nga ana legjislative imagjinata ime nuk ka shkuar deri aty”, ka deklaruar kryeministri Rama.
Ndërkohë, kjo deklaratë ngjalli reagime të mëdha në Kosovë, ku Rama ndër të tjera u lut të mos përzihet në punët e Kosovës.
Ndryshe, i pari i ekzekutivit shqiptar foli në Kuvendin e Kosovës me rastin e 10 vjetorit ku përmendi këtë ide që, sipas tij, u keqkuptua./gazetametro.net