Aktuale

Presidenti malazez: Ratifikimi i Demarkacionit, në interes të Kosovës

Presidenti i Malit të Zi, Filip Vujanovic, ka thënë se ratifikimi i marrëveshjes së demarkacionit është në interes të Kosovës.

Ai ka thënë se ratifikimi i demarkacionit është i rëndësishëm pasi nga kjo varet edhe liberalizimii i vizave për Kosovën.

“Ne kemi mirëkuptim dhe po e presim me durim që Kosova të vendosë për ratifikimin e demarkacionit. Ky është interes i qytetarëve të Kosovës, pasi liberalizimi i vizave varet nga demkarkacioni. Ne do ta presim vendimin e Kuvendit”, ka thënë presidenti i Malit të Zi, Vujanovic.