Rajon & Botë

Presidenti Maduro i akuzuar për përfshirje në megaskandalin ”Pastrimi ekspres”

Dy agjentë brazilianë reklamash, të arrestuar në kuadër të një skandali të gjerë korrupsioni të quajtur “Pastrimi ekspres”, dëshmuan se kanë marrë milionë dollarë ryshfete, kryesisht nga presidenti i Venezuelës Nicolas Maduro, për të financuar fushatën e paraardhësit të tij Hugo Chavez, në vitin 2012.

Në atë periudhë, Maduro ishte ministër i Punëve të Jashtme i Chavez.

”Maduro më paguante pothuajse çdo javë, drejtpërdrejtë në ministri dhe më dorëzonte paratë’, pohoi Monica Moura, bashkëshortja dhe partnere në bizneset e Joao Santana, menaxher në një kompani publicitare e ngarkuar për fushatat presidenciale të Dilma Rousseff në vitin 2010 dhe 2014.

Të dy u dënuan në muajin shkurt me tetë vite burg për pastrim parash në kuadër të aferës ”Petrobras”, skandali më i madh i korrupsionit në historinë e Brazilit dhe po bashkëpunojnë që nga shpallja e vendimit me drejtësinë me shpresën për të përfituar ulje të dënimit.